8 policë nën hetim/ Balla: Goditja ndaj grupeve kriminale dhe vetë pastrimi i Policisë së Shtetit vijon intensivisht
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se goditja ndaj grupeve kriminale dhe vetë pastrimi i Policisë së Shtetit vijon intensivisht. Balla bën me dije se gjatë 48-orëve të fundit, 8 punonjës policie janë proceduar penalisht për shkak se kanë bashkëpunuar me keqbërës ose kanë “mbyllur sytë”.
Sipas Ministrit Balla, forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do e çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.