Categories: Lajme

8 Shtatori/ Maqedonia e Veriut feston 32-vjetorin e Pavarësisë

Maqedonia e Veriut feston sot Ditën e Pavarësisë, 8 Shtatorin e vitit 1991 kur vendi u nda me referendum nga ish-Jugosllavia.

Në vitin 1993, Maqedonia u bë pjesë e Kombeve të Bashkuara nën emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”. Emrin e ndërroi sërish në vitin 2018 pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë, duke u quajtur përfundimisht “Republika e Maqedonisë së Veriut” (RMV).

Tashmë maqedonasit janë në përbërje të NATO-s që nga viti 2020 dhe synimi është të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Para 32 vitesh, me shumicë votash të mbi 95 për qind të qytetarëve, u realizua amaneti për shtetin tonë të pavarur maqedonas për brezat pas nesh, zë që jehon nga Ilindeni i vitit 1903 dhe KAÇKM 1944. Tridhjetë e dy vjet më vonë, para nesh është zëri i qytetarëve në përcaktimin shumicë prej 80 për qind për jetën në Europë, në Bashkimin Europian, por në Republikën e Maqedonisë së Veriut,” u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski (Kovacevski) të enjten gjatë një aktiviteti solemn.

Brezat e sotëm, tha ai, e kanë për obligim të vazhdojmë idenë shekullore të përparimit.

Ky është një shans që vjen në një kohë kur RMV-ja është një vend i themeluar ndërkombëtarisht, një vend që sigurisht është në rrugën drejt BE-së, me kufij të siguruar, me gjuhë dhe identitet maqedonas të njohur, një vend që është shembull i një demokracie të suksesshme multietnike, e cila kontribuon në paqen rajonale dhe evropiane, si shtet i lirë dhe sovran, anëtar i NATO-s, vend që me siguri është në rrugën e tij drejt BE-së,” tha kryeministri Kovaçevski.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

1 day ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

1 day ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

1 day ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

1 day ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 day ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 day ago