Lajme

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet në stomak  që mund të shkaktojë një sërë çrregullimesh të traktit tretës, përfshirë ulcerën gastrike dhe në disa raste edhe kancerin e stomakut. Mjekët gastro-hepatologë thonë se hasin shumë vështirësi në trajtimin e këtij mjekimi pasi bakteri është rezistent dhe rishfaqet sërish.

Gastriti, ose inflamacioni i mukozës së stomakut, është sëmundja me përhapjen më të gjerë në popullatë. Sipas mjekëve gastro-hepatologë, shkaktari më I shpeshtë për  këtë vuajtje të stomakut është infektimi nga Helikobakter Pylori të cilin mendohet se e kanë në trup rreth 80% e popullatës por shumica nuk kanë dijeni pasi nuk kanë as shenja as  probleme. Ky bakter është i aftë të shkaktojë një sërë problemesh të traktit tretës, përfshirë ulcerën deri edhe kancer në stomak.

Gastriti është një problem shumë I madh për popullatën që e ka këtë sëmundje pasi ne si mjek hasim vështirësi në trajtimin e tij, ndryshe nga ulcera e cila trajtohet për dy muaj për Helikobakter Pylorin. Përveç trajtimit duhet pasur kujdes nga vetë pacienti në lidhje me faktorët pasi ekziston mundësia e riinfektimit. Helicobakter Pylor ka një incidencë shumë të lartë infektimi. Gati 80% e popullatës është e prekur por nuk kanë informacion për këtë”, u shpreh Valdete Malaj, Gastro – Hepatologe.

Helikobakter Pylori transmetohet përmes rrugëve Fekale- orale  dhe përmes kontaktit gojë me gojë por ajo që theksojnë më shumë mjekët është se trajtimi I tij është shpesh shumë i vështirë pasi duke qenë shumë rezistent ndaj mjekimit nuk largohet lehtë nga trupi.

 Mjekët apelojnë për teste të herëpashershme për këtë lloj bakteri të rrezikshëm përmes feçes, gjakut, ose përmes frymëmarrjes me ure, një inovacion dhe standard i artë drejt zbulimit më të saktë të infeksionit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

20 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

20 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

20 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

20 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

20 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

20 hours ago

This website uses cookies.