Vazhdon në mënyrën më të dhimbshme të mundshme ndarja mes Kylian Mbappe dhe PSG. Sipas L’Equipe, në fakt, avokatët e kampionit francez dhe ata të klubit të Nasser Al-Khelaifi do të punonin për një çështje delikate ekonomike: Mbappésë nuk i është paguar paga e tij për muajin prill dhe as një bonus që daton në muajin shkurt. Në total, sulmuesi francez po i kërkon ish-klubit të tij rreth 80 milionë euro detyrime të prapambetura.
Shifra nuk është e rastësishme, por do të korrespondonte me “bonusin e besnikërisë” që Mbappé tha se ishte gati të hiqte dorë për t’u rikthyer në skuadër verën e kaluar, pas ndarjes së lidhur me dëshirën e tij për të mos rinovuar.
Al-Khelaifi kishte vendosur që gjithsesi t’ia paguante ato para sulmuesit të tij dhe më pas t’i kërkonte Real Madridit si kompensim. Klubi i Florentino Perez, natyrisht, refuzoi, duke mohuar çdo përfshirje në çështjen e mos rinovimit dhe kështu presidenti i parisienëve do të kishte vendosur t’i mbante direkt nga lojtari.
Historia mes Mbappe-s dhe PSG-së tashmë ka përfunduar zyrtarisht: kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ai tashmë ka shpallur lamtumirën e tij, me Realin që e pret krahëhapur. Megjithatë, tensionet nuk tregojnë shenja uljeje.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.