80-vjetori i Çlirimit, ngrihet Komision Shtetëror për organizimin e festimev
Pas mbledhjes së qeverisë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke folur për mediat deklaroi sot se, “Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për shpalljen e këtij viti të vitit mbarëkombëtar të festimeve të 80-vjetorit të Çlirimit të vendit dhe gjithashtu ngritjen e Komisionit Shtetëror për organizimin e festimeve gjithëvjetore për 80-vjetorin e Çlirimit”.
Sipas tij, eventet e ndryshme, synojnë të nxisë atdhedashurinë te brezat e rinj.
Në përmbërje të Komisionit Shtetëror, Peleshi u shpreh se, “komisioni do të drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes dhe ka në përbërje disa ministra dhe drejtues të disa institucione si drejtoria e arkivave, Biblioteka Kombëtare dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, organizata e veteranëve dhe familjet e dëshmorëve”.
Ndër të tjera ai tha se, nuk do të jetë vetëm për 29 Nëntorin, por sipas tij, “eventet do të shtrihen përgjatë gjithë vitit, jo vetëm aktivitete festive, por edhe shkencore, të ndryshme që synojnë të nxisin atdhedashurinë për atdheun te brezat e rinj. Do të jetë një vit që integron shumë organizata”.