80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Begaj: Krimet e përbindshme, dëshmi se ku çon verbimi pas ideologjive totalitare

Aushvicit, Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, teksa e konsideron Holokaustin si anën më të errët “që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit”.

Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se sot përkujtohen krimet e tmerrshme të kryera, si një mënyrë për të mësuar nga e shkuara.

Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit. Ne përkujtojmë ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare”, shkruan Presidenti.

Kreu i Shtetit ka kujtuar edhe rolin e Shqipërisë, teksa shkruan se populli ynë mbrojti dhjetëra hebrenj , duke u bërë shembull për historinë.  

Populli ynë dëshmoi në kohën e luftës se shpirti i tij mbeti i pastër, mbrojti dhjetëra hebrenj nga persekutimi apo zhdukja, duke u bërë shembull i mrekullueshëm për gjithë historinë tonë. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, lutemi për miliona viktimat e holokaustit dhe lutemi që kurrë më mynxyra të tilla të mos ndodhin”, përfundon Begaj postimin e tij.

Më 27 janar të vitit 1945, Ushtria e Kuqe çliroi Aushvicin, ku gjeti rreth 7000 të mbijetuar nga kampi nazist, përfshirë 700 fëmijë. Ishte fundi i një prej tmerreve më të rënda në historinë njerëzore.

Rreth 50 të mbijetuar do të kthehen sot në Aushvic-Birkenau për të kujtuar ditën kur kampi nazist i vdekjes u çlirua përfundimisht më 27 janar 1945.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.