Lajme

80-vjetori i lindjes i Ibrahim Rugovës, presidenti i parë i Republikës së Kosovës

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova sot do të festonte 80-vjetorin e lindjes (1944-2006).

Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe studiues. Ai lindi në 2 dhjetor 1944 në Cerrë të Istogut. Shkollën e mesme e kreu në Pejë (1967) dhe studimet e larta i kreu për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1976-1977 studioi në Ecole Pratique des Hautes Etudes (Shkolla praktike e studimeve të larta), në Paris. Më 1984 mbrojti doktoraturën për letërsi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 1988-1990 shërbeu si sekretar shkencor, në Institucionin Albanalogjik të Prishtinës. Ai ka botuar disa libra, ku më kryesorët janë: “Vepra e Bogdanit 1675-1685” (Prishtinë 1982), “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983” (Prishtinë 1986), “Refuzim estetik” (Prishtinë 1987) dhe një varg studimesh në fushën e teorisë së letërsisë, të kritikës dhe kulturës shqiptare.

Në vitin 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Me formimin e Lidhjes Demikratike të Kosovës u zgjodh kryetar i saj (23.12.1989) dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2005. Me formimin e partive të tjera politike shqiptare ai u zgjodh kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike të Shqiptarëve të Kosovës (22.07.1991).

Gjatë zgjedhjeve të drejtpërdrejta parlamentare dhe presidenciale të majit 1992 dhe qershorit 1998, të organizuara nga partitë politike dhe institucionet shqiptare të Kosovës, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh president i Republikës së Kosovës, në mars 2002 dhe në dhjetor të vitit 2004.

Ibrahim Rugova është laureat i shumë çmimeve dhe dekoratave ndërkombëtare, ndërmjet të cilave: çmimi për Paqen i Fondacionit Paul Litzer, në Danimarkë (1995); çmimi për paqen i Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrosco i Farmiguera”. Pas vdekjes ai u dekorua me “Urdhrin e Famurit Kombëtar”, nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu. Ibrahim Rugova vdiq në Prishtinë, më 21 janar 2006. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të…

3 hours ago

Starmer shpall planin evropian me 4 pika për të arritur paqen dhe për të mbrojtur Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Për ditën e sotme (3 mars) mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të…

3 hours ago

Oskar 2025- Natë madhështore për “Anora”, fiton 5 statuja të arta

Çmimet e 95-ta të Academy Awards 2025 kanë qenë plot me intensitet emocional dhe momente…

3 hours ago

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

2 days ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

2 days ago

This website uses cookies.