800 zyrtarë në SHBA dhe Evropë, deklaratë kundër politikave perëndimore ndaj luftës Izrael-Gaza
Më shumë se 800 zyrtarë në shërbim në SHBA dhe Evropë kanë nënshkruar një deklaratë duke paralajmëruar se politikat e qeverive të tyre në luftën Izrael-Gaza mund të përbëjnë “shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar”.
“Deklarata transatlantike” thotë se administratat e tyre rrezikojnë të jenë bashkëfajtore në “një nga katastrofat më të këqija njerëzore të këtij shekulli”, dhe se këshillat e tyre si ekspertë janë anashkaluar.
Një nënshkrues i deklaratës, një zyrtar i qeverisë amerikane me më shumë se 25 vjet përvojë në sigurinë kombëtare, tha se “zërat e atyre që e kuptojnë rajonin dhe dinamikën nuk u dëgjuan”, tha zyrtari.
“Ajo që është vërtet e ndryshme këtu është se ne nuk po dështojmë të parandalojmë diçka, ne jemi aktivisht bashkëpunëtorë. Kjo është thelbësisht e ndryshme nga çdo situatë tjetër që mund të kujtoj“, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
Deklarata është nënshkruar nga nëpunës civilë nga SHBA, BE dhe 11 vende evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.
Sipas tyre, Izraeli nuk ka treguar “asnjë kufi” në operacionet e tij ushtarake në Gaza, “të cilat kanë rezultuar në dhjetëra mijëra vdekje civile të parandalueshme; dhe bllokimin e qëllimshëm të ndihmës, duke vënë mijëra civilë në rrezik të urisë dhe vdekjes së ngadaltë”.
“Ekziston një rrezik i besueshëm që politikat e qeverive tona po kontribuojnë në shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar, krime lufte dhe madje edhe spastrim etnik ose gjenocid“, thuhet në deklaratë./ BBC