Categories: BotaLajme

800 zyrtarë në SHBA dhe Evropë, deklaratë kundër politikave perëndimore ndaj luftës Izrael-Gaza

Më shumë se 800 zyrtarë në shërbim në SHBA dhe Evropë kanë nënshkruar një deklaratë duke paralajmëruar se politikat e qeverive të tyre në luftën Izrael-Gaza mund të përbëjnë “shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar”.

“Deklarata transatlantike” thotë se administratat e tyre rrezikojnë të jenë bashkëfajtore në “një nga katastrofat më të këqija njerëzore të këtij shekulli”, dhe se këshillat e tyre si ekspertë janë anashkaluar.

Një nënshkrues i deklaratës, një zyrtar i qeverisë amerikane me më shumë se 25 vjet përvojë në sigurinë kombëtare,  tha se “zërat e atyre që e kuptojnë rajonin dhe dinamikën nuk u dëgjuan”, tha zyrtari.

Ajo që është vërtet e ndryshme këtu është se ne nuk po dështojmë të parandalojmë diçka, ne jemi aktivisht bashkëpunëtorë. Kjo është thelbësisht e ndryshme nga çdo situatë tjetër që mund të kujtoj“, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Deklarata është nënshkruar nga nëpunës civilë nga SHBA, BE dhe 11 vende evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.

Sipas tyre, Izraeli nuk ka treguar “asnjë kufi” në operacionet e tij ushtarake në Gaza, “të cilat kanë rezultuar në dhjetëra mijëra vdekje civile të parandalueshme; dhe bllokimin e qëllimshëm të ndihmës, duke vënë mijëra civilë në rrezik të urisë dhe vdekjes së ngadaltë”.

Ekziston një rrezik i besueshëm që politikat e qeverive tona po kontribuojnë në shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar, krime lufte dhe madje edhe spastrim etnik ose gjenocid“, thuhet në deklaratë./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

4 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

5 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

5 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

5 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

5 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

5 hours ago

This website uses cookies.