81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto.
Në memorialin e tij, në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave nga familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve të LANÇ.
Zëvendëskryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj, foli para të pranishëmve mbi këtë ngjarje të histories.
Një ditë si kjo shërben për të kuptuar rëndësinë e të kaluarës historike të kombit tonë në përpjekjet për liri, u shpreh Kryetari i Veteranëve, Zamir Llazani.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vasil Shanto pati rol në organizimin e rezistencës kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë.
Më 1943, gjatë një përleshjeje, u vra nga forcat fashiste.
Pas vdekjes, Vasil Shanto u shpall Hero i Popullit dhe emri i tij u përdor për të emërtuar rrugë, shkolla dhe institucione në vendin tonë.