85-vjeçarja që u mor peng Hamasi: Kam kaluar nëpër ferr
Yocheved Lifschitz, një nga dy pengjet e liruara nga Hamasi të hënën, tha se ka kaluar “nëpër ferr”. Duke folur për mediat me vajzën e saj nga një spital në Tel Aviv, 85-vjeçarja përshkroi se si u rrëmbye nga persona të armatosur të Hamasit me motoçikleta.
Lifschitz dhe personat e tjerë që u kapën robër u goditën me shkopinj dhe u futën në një rrjetë tuneles nëntokësore, që i quajti “rrjeta merimange”.
“Unë u rrëmbeva me një motoçikletë, ndërsa ata po udhëtonin drejt Gazës. Ishte një akt i dhimbshëm. Na futën në një portë. Unë isha e shtrirë anash në motoçikletë. Kam marrë mavijosje në të gjithë trupin”, tha ajo.
Kur zbritën nga motori, ajo thotë se njerëzit e përshëndetën dhe i thanë se “besojnë në Kur’an” dhe për këtë arsye nuk do ta lëndonin.
Ajo tha se ata flinin në dyshekë në dysheme dhe iu dha i njëjti ushqim si vetë personat në Hamas, djathë të bardhë dhe kastravecë.
Lifschitz dhe vajza e saj, Nurit Cooper u liruan mbrëmë, por bashkëshortët e tyre ende mbahen me më shumë se 200 pengje të tjerë që mbeten në Gaza.
Izraeli vazhdoi bombardimet e rënda të Gazës gjatë natës, ku Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se pothuajse 5.800 persona janë vrarë që nga 7 tetori. Më shumë se 1.400 u vranë në sulmet ndaj Izraelit nga njerëz të armatosur të Hamasit që bastisën komunitetet pranë kufirit./ BBC