Categories: BotaLajme

85-vjeçarja që u mor peng Hamasi: Kam kaluar nëpër ferr

Yocheved Lifschitz, një nga dy pengjet e liruara nga Hamasi të hënën, tha se ka kaluar “nëpër ferr”. Duke folur për mediat me vajzën e saj nga një spital në Tel Aviv, 85-vjeçarja përshkroi se si u rrëmbye nga persona të armatosur të Hamasit me motoçikleta.

Lifschitz dhe personat e tjerë që u kapën robër u goditën me shkopinj dhe u futën në një rrjetë tuneles nëntokësore, që i quajti “rrjeta merimange”.

Unë u rrëmbeva me një motoçikletë, ndërsa ata po udhëtonin drejt Gazës. Ishte një akt i dhimbshëm. Na futën në një portë. Unë isha e shtrirë anash në motoçikletë. Kam marrë mavijosje në të gjithë trupin”, tha ajo.

Kur zbritën nga motori, ajo thotë se njerëzit e përshëndetën dhe i thanë se “besojnë në Kur’an” dhe për këtë arsye nuk do ta lëndonin.

Ajo tha se ata flinin në dyshekë në dysheme dhe iu dha i njëjti ushqim si vetë personat në Hamas, djathë të bardhë dhe kastravecë.  

Lifschitz dhe vajza e saj, Nurit Cooper u liruan mbrëmë, por bashkëshortët e tyre ende mbahen me më shumë se 200 pengje të tjerë që mbeten në Gaza.

Izraeli vazhdoi bombardimet e rënda të Gazës gjatë natës, ku Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se pothuajse 5.800 persona janë vrarë që nga 7 tetori. Më shumë se 1.400 u vranë në sulmet ndaj Izraelit nga njerëz të armatosur të Hamasit që bastisën komunitetet pranë kufirit./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

48 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

49 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

51 minutes ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

52 minutes ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

54 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

57 minutes ago

This website uses cookies.