Categories: AktualitetLajme

85 vjet Radio Tirana, Drejtori i RTSH-së, Peza: Radio nuk vdes kurrë. Do ta çojmë përpara duke e modernizuar

Media e parë dhe më jetëgjatë në Shqipëri, Radio Tirana feston sot ditëlindjen e saj të 85-së. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e RTSH-së, Drejtori Alfred Peza e vuri theksin te nevoja për të ruajtur traditën, por edhe te domosdoshmëria për ta çuar përpara Radio Tiranën duke e modernizuar.

Këtë 85-vjetor, Drejtori Peza e konsideroi një moment emocionues, teksa u shpreh se Radio Tirana është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe Universiteti i parë i gazetarisë moderne shqiptare.

Është një moment emocionues sepse na jep mundësinë që nga kjo lartësi e këtyre viteve të bëjmë një retrospektivë të të gjithë punës dhe rëndësisë që ka ky institucion për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e gjuhës shqipe, këngës shqipe, e traditave dhe zakoneve të ruajtura në arkivat që janë edhe pasuria më e madhe e këtij institucioni, pjesë e identitetit tonë kombëtar.

Radio Tirana është Universiteti  parë i gazetarisë moderne shqiptare dhe ajo ka ditur ta ruaj këtë vlerë duke qenë shkolla më e madhe e gazetarisë shqiptare, trajtimin e fjalës në standardin e gjuhës shqipe, por edhe të ruajtjes së trashëgimisë dhe ne do bëjmë gjithçka që këtë  vlerë historike ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t’ia trashëgojmë brezave”, u shpreh Peza.

Radio nuk vdes kurrë, theksoi Drejtori i RTSH-së, teksa shprehu përkushtimin për t’ia lënë brezave në mënyrë moderne. Peza bëri me dije se të gjitha studiot e Radio Tiranës janë modernizuar, teksa shtoi se është një nga 3 televizionet publike të Evropës që ka filluar edhe transmetimet në podcast-e

Radio nuk vdes kurrë dhe ne do bëjmë gjithçka për t’ia lënë brezave në mënyrë moderne pasi teknologjia ndryshon, por fjala mbetet e njëjtë. Ajo ka forcën, magjinë, por dhe bukurinë patjetërsueshme gatuar bashkë me 36 germat e arta të gjuhës shqipe. Ne po mundohemi ta çojmë përpara këtë stafetë duke e modernizuar. Jam krenar t’iu them se të gjitha studiot e Radio Tiranës janë të ridimensionuara të rivitalizuara. Jemi krenarë sepse jemi një nga 3 radio televizionet publike të Evropës që kemi filluar transmetimet në podcast-e si një nga mediumet e reja pjesë e dinamikës së zhvillimit të radios si medium. Kemi filluar punën për ta çuar përpara këtë trashëgimi duke shkuar te teknologjia dhe gjenerata e digjital radios, që është gjenerata më e re e radios që e bën atë një medium të pavdekshëm”, theksoi Peza.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

3 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

3 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

4 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

4 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

4 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

4 hours ago

This website uses cookies.