85 vjet Radio Tirana/ Pesë gazetarë vlerësohen me Certifikata Mirënjohje
Në 85-vjetorin e Radio Tiranës, pesë gazetarë të cilët kanë punuar me përkushtim për median e parë dhe më jetëgjatë në Shqipëri, janë vlerësuar me Certifikata Mirënjohje.
Certifikata e parë iu dha kryeredaktores së Radio Tirana, Ermenita Njumës, që iu dorëzua nga Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza.
Njuma u vlerësua me motivacionin: Me mirënjohje për kontributin dhe pasionin e shfaqur në fushën e gazetarisë radiofonike, për profesionalizim, përkushtimin dhe aftësinë e saj për menaxhimin e operacioneve editoriale si dhe prodhimin e programeve radiofonike që konsolidojnë imazhin e Radio Tiranës.
Certifikata e dytë iu dha Jaho Margjekës, me motivacionin: Me mirënjohje për aftësitë profesionale, etikë, objektivitetin për të informuar me saktësi, integritet dhe shpejtësi, në mbulimin e ngjarjeve dhe ndikimin pozitiv te audienca, duke demonstruar kulturë dhe profesionalizëm.
U vlerësua me Certifikatë Mirënjohje edhe gazetarja, Arta MArku, me motivacionin: Me mirënjohje për aftësinë profesionale etikën, objektivitetin për të informuar me saktësi, integritet dhe shpejtësi, në mbulimin e ngjarjeve dhe ndikimin pozitiv te audienca, duke demonstruar kulturë dhe profesionalizëm.
Po ashtu, u vlerësua edhe Mimoza Kosturi, me motivacionin: me mirënjohje për aftësitë e saj profesionale në zgjedhjen, përpunimin dhe editimin në fushën e muzikës, duke harmonizuar në përshtatje me shijet e audiencës, duke kontribuar në krijimin e një identiteti të fortë muzikorë për një medium prestigjioz si radio Tirana
I fundit, por jo nga rëndësia, u vlerësua gazetari Andri Xhaho me motivacionin: Me mirënjohje për aftësitë profesionale, etikën, objektivitetin për të informuar me saktësi, integritet dhe shpejtësi, në mbulimin e ngjarjeve dhe ndikimin pozitiv te audienca, duke demonstruar kulturë dhe profesionalizëm.