Lajme

85- vjetori i mjeshtrit të madh Renato Radoja , kryebashkiaku Beci, pritje zyrtare për legjenden e basketbollit

85- vjetori i mjeshtrit të madh Renato Radoja , kryebashkiaku Beci, pritje zyrtare për legjenden e basketbollit

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka zgjedhur ditën e përvjetorit të 85-të të mjeshtrit të shquar të basketbollit shkodran dhe atij shqiptar, Renato Radoja, për të organizuar një pritje zyrtare në nderim të kësaj figure të spikatur të sportit shqiptar. Së bashku me Radojën në këtë pritje në zyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër, ishin edhe pjesëtarë të familjes Radoja si dhe kolegë të fushës së lojës, nga Shkodra dhe Tirana.

“Një legjendë e gjallë e basketbollit shkodran dhe atij shqiptar.

 Sot pata kënaqësinë ta uroja personalisht Renato Radojën për 85-vjetorin e lindjes. Të gjithë e njohin dhe e vlerësojnë kontributin e çmuar të tij në basketbollin shqiptar. Edhe 100 vite mjeshtër!”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci në faqen e tij zyrtare.

Ndërkohë, miqtë e tij të sportit, nga Shkodra Tirana, ku Renato kaloi disa vite të suksesshme të sportit,  janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e 85-të të legjendës së basketbollit shqiptar, Renato Radoja.

Një emision të zgjeruar për figurën e shquar sportive të Renato Radojës do të keni mundësinë ta ndiqni të premten e ardhshme në emisionin “Histori Sportive” që transmetohet në RTSH Shkodra.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Champions: Dalin në shitje biletat e finales, çmimet janë … “të kripura”

Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…

10 hours ago

Marquez, mbreti i shpejtësisë

Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…

10 hours ago

Investimet në Shkodër, deklarata PD- PS / Zëdhënëset e dy partive, këndvështrime të ndryshme për punët që po kryhen

PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…

10 hours ago

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

12 hours ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

13 hours ago

Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…

13 hours ago