85-vjetori i Radio Tiranës, “Klubi 5” kujton emrat që bënë histori

85 vjetori i Radio Tiranes

85 vjetori i Radio Tiranes

Radio Tirana, për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet më 28 Nëntor të vitit 1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në një ndërtesë të re në rrugën Kont Urani. Lajmi për hapjen e një radioje në kryeqytetin shqiptar, ku të flitej dhe transmetohej muzikë shqipe, u prit me entuziazëm të madh tek njerëzit.

Në Tiranën e Mbretit Zog, ideja e një radioje, ishte ndër shanset e mëdha të përhapjes së një fryme emancipuese për shoqërinë e prapambetur shqiptare. Dëshmitë tregojnë se në ceremoninë e inaugurimit të Radio Tiranës, morën pjesë vetë Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë, të cilët mbajtën edhe fjalimet përkatëse. Nga kjo radio fillimisht transmetohej muzikë patriotike e popullore shqiptare dhe kryesisht për muzikën përdoreshin disqet e gramafonëve të dhuruara nga qytetarët.

Në këtë ditë të rëndësishme në emisionin “Klubi 5” me moderatorët Florian Zyka dhe Erion Korini u sollën mes të tjerash dhe material që kujtojnë e na risjellin emrat më të spikatur të këtij institucioni.

Agron Çobani tregoi për fillesat dhe si ka nisur rrugëtimi i Radio Tiranës. Intelektualizmi ka spikatur në këtë media, transmetimet e drejtpërdrejta emra të mirënjohur që kanë gjurmë dhe histori. Çobani kujtoi drejtorin e parë, Gjergj Bubani, dhe emra të cilët janë historia e këtij institucioni. Për të është një zonjë dhe nënën e madhe nga ku fati e çon drejt televizionit. Shumë baskëpunëtorë të saj u bënë ministra, drejtues dhe më gjerë se kaq. Ai kujtoi emra, figura të shquara mes tyre Nasi Lera, Ruzhdi Pulaha e shumë të tjerë. Gazetar nuk bëhet me receta por me pasion dhe disa cilësi me tyre të njohë dhe veten. Në vitin 28 janar 1937 me Vendimin e Këshillit të Ministrave u krijua një komision për shpalljen e Ditës së Flamurit. Ishte dhe inagurimi që do të bëhej më 28 nëntor 1938 për ngritjen e një stacioni.  Çobani kujtoi ku ka nisur si vendodhje Radio Tirana dhe pse në një dhomë të vetme përgatiteshin të gjithë materialet. 

Dionis Bubani, i biri i drejtorit të parë të Radio Tiranës, na tregoi për faktin si babai, Gjergji, u bë drejtor i këtij institucioni në moshën 21-vjeçare. Ka lindur në fshatin Boboshticë të Korçës, studimet i kryer për degën e kimisë në Athinë. 

Viktori Xhomo (Xhaçka) folësja e parë e Radio Tiranës më 28 nëntor 1938, e nisi në moshën 17-vjeçare rrugëtimin e saj në këtë media. Kujtimet e saj siç i ka specifikuar janë shumë të bukura, si dhe themelimi me gazetarin, drejtorin Gjergj Bubani, autoparlanti cili ndodhej jashtë ndërtesës buçiste nga festa e kësaj radioje. Historia e saj, fillimet ku mes të tjerash i ati i saj ka qenë gazetar, dëgjimi i saj ishte që në hershmëri madje dhe në gjuhë të huaj, dëshira për të dëgjuar dhe jashtë vendit si mundësi komunikimi. 

Haki Bejleri folësi i parë tregoi historikun e fillesës së tij nga viti 1946–1976, si u gjet në mikrofonin e Radio Tiranës. Ndërsa ka sjellë në kujtesë dhe emrat me të cilët ai ka punuar. Bejleri cilësoi se komunikimi ishte një nga pikat kryesore të atyre viteve. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.