85- vjetori/ Presidenti Begaj: Radio Tirana është nja pasuri që duhet mbrojtur dhe ruajtur
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i pranishëm në ceremoninë e 85 vjetorit të Radio Tiranës, në fjalën e tij vuri thekson në faktin se Radio Tirana është nja pasuri që duhet mbrojtur dhe ruajtur.
Sipas tij, në Radio Tirana ka pasur dhe ka profesionistë, të cilët jo vetëm nuk e kanë ndërprerë asnjëherë transmetimin që nga dita e themelimit të radios më 28 nëntor 1938, por është edhe më jetëgjati në transmetim krahasuar me të gjitha mediat.
“Me Radio Tiranën ndodh ndryshe nga televizioni ku gjërat shihen. Ndërsa nga pas radios janë shumë gjëra të cilat dëgjuesi duhet ti marrë me mend. Radio Tirana do të festojë jo vetëm sot 85 vjetorin, por edhe shumë 85 vjetorë të tjerë”, theksoi Presidenti.
Sipas tij, aktiviteti i organizuar në mjediset e RTSH-së, është shumë i veçantë, sepse me Radio Tiranën lidhen shumë gjenerata.
“Kujtoj me nostalgji që nga emisionet sociale deri ato sportive me Ismet Bellovën. Radio nuk e ka ndërprerë kurrë transetimin dhe është më jetëgjata. Si mjeti i vetëm informativ u përdor për propogandë në të kaluarën, por asaj nuk ju zbehën kurrë vlerat e kontributet që kanë dhënë disa gjenerata”, theksoi kreu i shtetit.
Sipas tij, Radio Tirana për programet me bashkëatdhetarët, ishte i vetmi burim informacioni për shqiptarët në ish- Jugosllavi.
“Ruajtja e gjuhës shqipe ishte një vlerë e veçantë për Radio Tiranën. Ishte dhe është promovuese e Shqipërisë dhe idealeve të saj. Radio Tirana është një pasuri që duhet mbrojtur dhe ruajtur.”, theksoi Presidenti në fund të fjalës së tij.