9 FUTBOLLISTE TË REJA, PJESË E KFF VLLAZNIA / Matija: Synojmë fazën e grupeve të“UEFA Ëomen’s Champions League”
9 futbolliste të reja, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga Brazili, janë bërë pjesë e Vllaznisë së futbollit të femrave për sezonin e ri futbollistik, dhe në të njëjtën kohë edhe të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së kampioneve. Prezantimi i tyre, por edhe i stafit të ri teknik është bërë nga vetë presidenti Lazër Matija përmes një konference shtypi dhënë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.
Siç është me dije edhe më herët, merkato ka edhe në stafin teknik, ku trajneri Nikolin Leka ka marrë detyrën e drejtorit teknik, ndërkohë që Haris Lika është trajneri i ri i Vllaznisë së femrave.
Nga 9 futbollistet e reja që kanë firmosur këtë sezon për Vllanzinë, 6 prej tyre, Francesca Paige Frericks, Annelize Comparini Aleixo, Jehona Coka, Maria Bashka, Lia Nogueira da Silva dhe Thuany Gomes Fereira Xavier janë shprehur të emocionuara që kanë veshur uniformën e Vllaznisë.