9 muaj lëvizje me procedura të përshpejtuara në Pikën Kufitare të Morinës, Balla dhe Sveçla nënshkruajnë marrëveshjen

Përgjatë 9 muajve të vitit, nga periudha 1 maj-30 shtator dhe 1 nëntor-28 shkurt, në Pikën Kufitare të Morinës kalimi i qytetarëve do të bëhet me procedura të lehtësuara.

Protokolli u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij Xhelal Sveçla këtë të shtunë (13 prill). Ministri Balla tha se ky protokoll pason marrëveshjen e firmosur mes dy vendeve për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Balla sqaroi se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë kontrolle të pasaportave dhe kartave të identitetit për shtetasit e të dy vendeve.

Jam i lumtur që sot do të shkruajmë një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, nisur nga angazhimi i qeverive të dy vendeve tona për të vijuar politikat për lehtësimin e shtetasve në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në zbatim edhe të marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë-Kukës.

Përmes këtij protokolli do mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit të verifikimit për të gjithë periudhën 1 maj-30 shtator dhe 1 nëntor-28 shkurt, 9 muaj në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte vetëm 4 muaj. Gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë kontrolle të pasaportave dhe kartave të identitetit për shtetasit e të dy vendeve tona. Përmes kësaj marrëveshje do shmangim radhët e gjata dhe do lehtësojmë kushtet e udhëtimit për qytetarët tanë”, tha Balla.

Sveçla vlerësoi nënshkrimin e protokollit, teksa tha se dy vendet do të ecin edhe me marrëveshje të tjera.

Do ecim përpara edhe me marrëveshje të tjetra që qytetarët e vendeve tona mos të ndjejnë asnjë kufizim dhe ta dinë se janë të mirëseardhur qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri. Mbetet që ekspertët e të dy vendeve të identifikojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe me qasjen burokraci zero të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta”, deklaroi Ministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.