900 gola në karrierë, objektivi i radhës i Cristiano Ronaldos

42 gola në 41 ndeshje sezonale, në moshën 39-vjeçare. Shifra të pabesueshme për çdo futbollist, normale për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka shënuar 6 gola në 9 ditët e fundit, duke e çuar Al Nassr-in e tij drejt fitoreve kundër Al Khaalej në Kupën e Mbretit dhe Al Ëehda dhe Al Akhdoud në kampionat.

Tani, fenomeni portugez shpreson të arrijë sa më shpejt një objektiv të ri, sensacional: 900 gola në karrierë. “Duhet të arrij në 900 dhe mendoj se do t’ia dal”, siguroi ai disa muaj më parë gjatë një eventi të FIFA-s. Atij i nevojiten vetëm 9 gola për të arritur këtë objektiv të ri, të cilin do ta arrijë në Evropianin me Portugalinë duke qenë se në Arabinë Saudite i kanë mbetur vetëm katër ndeshje për të përfunduar sezonin.

Të gjithë golat e Ronaldos në detaje:

Real Madrid 450 gola në 438 ndeshje

Manchester United 145 gola në 346 ndeshje

Juventus 101 gola në 134 ndeshje

Në Nassr 62 gola në 66 ndeshje

Sporting CP 5 gola në 31 ndeshje

Portugalia 128 gola në 206 ndeshje

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.