900 të rinj u trajnuan gjatë  vitit 2024 në QRFP Shkodër – Në 2025 synohet zgjerimi i hartës së kurseve të trajnimit në Malësi të Madhe dhe Vaun e  Dejës

irma lohja f

Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Shkodër po shënon një rritje të vazhdueshme të interesit nga të rinjtë për trajnimet që ofron.

Aktualisht, në këtë qendër zhvillohen rreth 30 kurse trajnimi, në të cilat vetëm gjatë 2024 u përfshinë mbi 900 të rinj, shumë prej të cilëve kanë arritur të përfshihen në tregun ë punës.

Profesionet më të kërkuara përfshijnë fushat si aftësim dixhital, parukeri, instalime elektrike dhe hidraulike e të tjera, duke u bërë kështu një qendër e rëndësishme për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Në vitin 2025, qendra synon të zgjerojë harten e shërbimeve duke shtuar gjithashtu edhe numrin e kurseve për profesione  të reja.

Një nga prioritetet mbetet edhe bashkëpunimi me bizneset lokale dhe rajonale, me qëllim që të rinjtë e trajnuar të gjejnë lehtësisht mundësi punësimi

Certifikatat që ofrohen nga kjo qendër kanë njohje jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe Evropë, duke i hapur dyer të reja kursantëve për të ndjekur karrierën e tyre edhe jashtë kufijve shqiptarë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.