99-vite nga vdekja e Luigj Gurakuqit, autoritetet vendore në Shkodër, përkujtuan figurën e tij duke vendosur kurora pranë bustit
Autoritetet Vendore në Shkodër së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare përkujtuan patriotin Luigj Gurakuqi në 99-vjetorin e ndarjes nga jeta, i cili dha një kontribut të madh për shtetformimin dhe kombin shqiptar.Të pranishmit vendosen kurora pranë bustit të Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit.
Luigj Gurakuqi lindi në vitin 1879 në Shkodër dhe u vra më 2 mars 1925 në Bari të Italisë. Ai ka një veprimtari të pasur letrare, publicistike, kombëtare dhe politike. Veprimtaria e tij filloi me poezi lirike dhe përkthime në gjuhën shqipe, vijoi me botimin e teksteve të abetares në dy dialektet e shqipes, shkroi artikuj në organet e shtypit shqiptar.Gurakuqi ishte nënshkrues i dokumentit të shpalljes së Pavarësisë, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare gjatë çerekut të parë të shekullit 20.