Categories: LajmePolitikëRajoni

A do kërkojë njohjen e Kosovës nga Kievi? Osmani: E bindur se ai moment do vijë së bashku me fitoren e Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur të mërkurën në Pallatin e Kongreseve, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) për punimet e Samitit “Ukraina–Evropa Juglindore”.

Në një deklaratë për mediet, Osmani shprehu mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës dhe kundër luftës së Rusisë.

Në këtë drejtim, ajo bëri me dije se në Samit do të flasë për hapat konkretë që Kosova po merr në bashkëpunim edhe me aleatët.

Jemi këtu për të mbështetur Ukrainën kundër veprimeve ilegale të Rusisë, duke vendosur sanksione, duke mbështetur qytetarët e Ukrainës, ushtrinë e Ukrainës. Sot do flas për hapat konkretë që Kosova po merr në bashkëpunim me aleatë. Do jemi këtu deri në njohjen e Ukrainës”, tha Osmani.

Kjo e fundit u pyet nga gazetarët nëse do kërkojë nga Ukraina njohjen e Kosovës. Osmani u shpreh se e ka bërë dhe do vijojë të kërkojë njohjen e Kosovës, ndërsa shprehur bindjen se ai moment do të vijë së bashku edhe me fitoren e Ukrainës.

“Këto janë çështje bilaterale. ne e kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte. Jam e bindur se ai  moment do të vijë së bashku me fitoren e Ukrainës”, tha ajo.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Festa e Fitër Bajramit në Lezhë/Dhjetëra besimtarë falën namazin në xhaminë e qytetit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…

2 hours ago

Ura që bashkon Velipojën me Ulqinin/Projekti ambicioz prej 20 milionë € i dy shteteve po shkon drejt konkretizimit

Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…

2 hours ago

Komunitetet fetare urojnë Fiter Bajramin/“Të bashkuar në besim dhe paqe, gëzuar për çdo familje myslimane”

Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…

3 hours ago

Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…

3 hours ago

Ceremonia e festës së Bajramit/Qindra besimtarë falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Parrucës

Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…

3 hours ago

30 kompozitorë për festivalin e fëmijëve/Edicioni i 63-të me emra të njohur dhe talente të reja të muzikës shqiptare.

Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…

3 hours ago