A do të kundërpërgjigjet Izraeli? Zyrtarët e lartë amerikanë dhe izraelitë diskutojnë pasojat e sulmit të Iranit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij izraelit kanë diskutuar mbi pasojat e sulmit të Iranit si dhe qëllimi strategjik i stabilitetit rajonal.
Austin dhe Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant kanë shqyrtuar ngjarjen e së shtunës që mbajti të mbërthyer botën teksa Irani sulmoi me dronë dhe raketa Izraelin, por që ky i fundit së bashku me aleatët perëndimorë arriti të neutralizojë sulmet iraniane.
Sekretari përsëriti mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për mbrojtjen e Izraelit. Kabineti i luftës i Izraelit po shqyrton një përgjigje ndaj sulmit të Iranit, i cili u sulmua nga më shumë se 300 raketa në territorin e tij – shumica e të cilave u asgjësuan.
Austin i kërkoi më parë Gallantit të njoftonte SHBA-në përpara çdo përgjigjeje të mundshme ndaj sulmit iranian. Të dy kishin folur disa orë pasi Irani kishte lëshuar një breshëri dronësh dhe raketash në Izrael.