Lajme

“A e kalon dot Oqeanin për në SHBA?”- Rama: Mos ma qaj hallin, e kaloj sa herë të dua

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur mëngjesin e sotëm pyetjeve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale, ku një prej tyre ishte nëse e kalon dot Oqeanin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas asaj që ndodhi me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili u shpall ‘nongrata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“S’na the ç’do i thuash popullit amerikan dhe Donald Trump kur të vish në SHBA seç ka ca që kanë filluar të besojnë që ju nuk e kaloni dot Oqeanin dhe 7×7 baraz 313”, ishte një prej komenteve që kreu i qeverisë zgjodhi të lexojë në platformat sociale mes shumë të tjerave.

Duke u përgjigjur fillimisht Rama theksoi se Shqipëria ka në dorë fatin që të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 dhe më pas t’i hapë rrugë integrimit në familjen evropiane.

Dëgjo Antonio se ke edhe emrin e presidentit të Këshillit Europian; dje në Luksemburg u çel një tjetër grupkapitujsh dhe Shqipëria në 6 muaj ka hapur 3 grupkapitujsh, ka edhe 3 të tjerë për të hapur dhe kalendari për me Bashkimin Evropian e ka 3 vjet.

Nëse e gjithë kjo bëhet realitet me ndihmën tuaj dhe tënden Antonio megjithëse unë besoj se ti nuk je regjistruar fare për të marrë pjesë në zgjedhje në këtë mënyrë si flet.

Nëse me ndihmën tënde ne nuk humbasim asnjë minutë brenda 2027-s ne mbyllim negociatat. Bëhemi vendi që ka kryer negociatat  më të shpejta në historinë e integrimit, përjashto Finlandën.

Finlanda ka pasur vetëm negociata më të shpejta. Kjo nuk është se ne jemi më të zotë dhe më të shpejtë se sa vendet që kanë hyrë në BE por na ndihmon edhe fati që na ka ardhur në dorë ne shqiptarëve dhe nuk duhet ta lëshojmë”, u shpreh kryeministri Rama.

Sa i përket pyetjes nëse e kalon dot Oqeanin Atlantik për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, Rama tha se mund të shkojë lehtësisht si për t’u takuar me shqiptarët në SHBA ashtu edhe “për të parë ndeshje basketbolli.”

Kështu që lëri këto, mos ma qaj hallin fare se Oqeanin e kaloj sa herë të dua edhe për t’u takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli.

Për të  dyja e kaloj Oqeanin pa asnjë merak. Rri i qetë! Pyet të tjerët! Më thanë që edhe Latifi kishte thënë për nongratën “nuk e di çfarë të them”.

Unë personalisht nongratën e kam konsideruar një turp të madh kombëtar për të gjithë Shqipërinë dhe për mua sikur të mos kishte ndodhur do të kishte qenë 100 herë më mirë. Kjo historia që do të hiqej në janar, do të hiqej në shkurt, do të hiqej në mars e në prill, ta shohim, mos ma qani hallin mua”, theksoi Rama.

/rtsh.al/

Blerti Delija

Recent Posts

Tani edhe një ”Barbie” kushton më shumë për amerikanët

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsumatorët së shpejti mund të përballen me rritje të…

26 minutes ago

Dita Botërore e Artit

15 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Artit, një festë për të promovuar zhvillimin,…

32 minutes ago

Wittkof: Putini i hapur për paqe të përhershme me Ukrainën

 Presidenti rus, Vladimir Putin do të ishte i hapur për një marrëveshje të përhershme paqeje…

36 minutes ago

U sollën nga Italia në kampin e Gjadrit, emigrantët tentojnë dëmtimin e dhomave, futen në izolim

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur…

39 minutes ago

Shtetasit kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës: Forcat ruse nuk janë aq të forta sa pretendojnë!

Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë  gjatë një konference për shtyp…

44 minutes ago

Raporti evropian për gjendjen klimatike- Përmbytjet dhe stuhitë prekën mbi 400 mijë persona

Evropa u godit rëndë në vitin 2024 nga përmbytje dhe stuhi të fuqishme që prekën…

46 minutes ago