A është i sigurt Bitcoin? Flasin dy ekspertët: Duhet ligj i posaçëm, të parandalojë financimin e terrorizmit

Bitcoin

Bitcoin

Ekspertët e tekonologjisë kanë deklaruar në emisionin “Jetë Shqiptare” se Shqipëria ka nevojë për një legjislacion të mirërregulluar që të shmanget përdorimi i kriptovalutave për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Kadri Manaj dhe Erjola Hoxhaj theksuan se përgjatë dekadës së fundit kriptovalutat kanë gjetur terren në Shqipëri. Por pavarësisht legjislacionit në tërësi, ekspertët theksojnë se mungesa e kontrollit ndaj tregut të kriptovalutave, të cilat shpeshherë përdoren për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit siç ka ndodhur në rastin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Një nga disavantazhet është mungesa e plotë e kontrollit sepse nuk kemi një legjislacion që të ndalojë apo parandalojë blerjen e kriptomonedhave për qëllime të dyfishta. Në këtë rast, është nevoja e parandalimit të pastrimit të parave që rrjedhin nga financimi i organizatave terroriste sikurse është folur në rastin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.   Ky shembull duhet t’i shërbejë edhe tregut shqiptar të kriptomonedhave”, u shpreh ekspertja Erjola Hoxha.  

Pjesë nga biseda në studio:

Si paraqitet kriptovaluta sot?

Kadri Manaj: Kemi filluar me një treg që është në rritje. Në këtë pikë shihen shumë vlera financiare se si shkon tregu sepse tregu është shumë i luhatshëm.

Çfarë e ka shkaktuar këtë rritje?

Kadri Manaj: Është një cikël që po mbyllet dhe është një ciklë i ri që po hapet.

Në aspektin e përfitimeve çfarë e bën kaq joshës tregun e kriptovalutave?

Erjola Hoxha: Në kulturën financiare shqiptare pas krizës ekonomike që përfshiu edhe tregun shqiptar, duket se tregu i kriptomonedhave gjeti një terren të përshtatshëm. U duk se në Shqipëri dekadën e fundit ka pasur një zhvillim të dukshëm. Tashmë në legjislacionin shqiptar gjejmë të miratuar edhe tregun e kriptomonedhave që është i rregulluar nga ana ligjore dhe financiare. Kështu që kompanitë e lincesuara mund të ushtrojmë aktivitetin në vend.

Erjola Hoxha: Ka një grup rregullator dhe mbikëqyrës për mbarëvajtjen e këtij tregu. Në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë janë kryer studime për t’u ardhur në ndihmë investitorëve të huaj dhe shqiptarë. Një nga disavantazhet është mungesa e plotë e kontrollit sepse nuk kemi një legjislacion që të ndalojë apo parandalojë blerjen e kriptomonedhave për qëllime të dyfishta. Në këtë rast, është nevoja e parandalimit të pastrimit të parave që rrjedhin nga financimi i organizatave terroriste sikurse është folur në rastin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.   Ky shembull duhet t’i shërbejë edhe tregut shqiptar të kriptomonedhave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.