A ndërrohet gjaku në pranverë? Mjeku hematolog: Mit që ka ngelur në vendin tonë

Mjeku hematolog Sotiraq Lako i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka deklaruar se gjaku nuk ndërrohet në pranverë. Ai shprehet se mendimi i shumë qytetarëve se gjaku ndërrohet në stinën e pranverës nuk është gjë tjetër veçse mit.

Asnjëherë nuk e dëgjova nga mjekët që punonin, nuk e lexon në librat tanë që  kjo lloj sëmundje gjaku tumorale shfaqet më shumë në pranverë, asnjëherë nuk e gjen në artikujt shkencorë që gjaku ndryshohet në pranverë.

Është një mit që ka ngelur në vendin tonë. Nuk ndërrohet gjaku në pranverë”, tha Lako teksa shton se gjaku është gjithnjë në rigjenerim. Ai shton se organizmi normal ka në thelb të vetë një proces që quhet homeostaza.

Aq qeliza sa eliminohen, aq prodhohen. Gjaku në përbërjen e vet ka elementët e figuruar të gjakut. Numrin kryesor e përbëjnë rruazat e kuqe, më pas nga numri vijnë trombocitet dhe më pas vijnë rruazat e bardha.

Rruazat e kuqe jetojnë rreth 120 ditë, trombocitet 8-10 ditë, dhe neutrofilet që janë përbërësi kryesor i rruazave të bardha deri në p5 ditë. Ne gjak s’mund ti gjesh të gjitha qelizat e të njëjtës moshë. Ka qeliza të sapo hedhura në qarkullim. Ka qeliza që kanë prej një dite, 10 ditësh, 60 ditësh, 120 ditësh.

Çdo sekondë eliminohen rruazat e gjakut dhe prodhohen po aq sa eliminohen. Çdo ditë prodhohen rreth 200 miliardë rruaza të kuqe dhe sekondë prodhohen rreth 2 milionë e 400 rruaza të kuqe. Kaq eliminohen dhe kaq prodhohen. Rreth 1 milionë trombocite për sekondë dhe 1 milionë për sekondë neutrofile”, tha Lako.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.