“A paguhen gratë më pak se burrat?”, Nora Malaj: Në Shqipëri ende tradita ku burri drejton familjen
“A paguhen gratë më pak se burrat?”, ka qenë kjo tema e diskutimit në “Mirëmëngjesi Shqipëri” me të ftuar pedagogen Nora Malaj.
Kjo e fundit në analizën e saj, argumenton se në Shqipëri vijon ende tradita ku burri drejton familjen dhe rrjedhimisht të ardhurat më të mëdha vijnë prej tij.
Malaj ngriti nevojën e hartimit të politikave specifike që gratë dhe burrat të mos shihen vetëm në aspektin gjinor, por si kapital human.
“Jemi ende larg asaj që kërkojmë për të krijuar mundësitë që vajzat e gratë të jenë një zë i fortë në qasjen e problematikave sociale, apo të menaxhimit.
Por të jenë edhe lidershipe në vendimmarrje për të rritur të ardhurat e tyre.
Në Shqipëri ende tradita ku burri drejton familjen, në një mënyrë apo tjetër e kthen burrin në trendin edhe të të ardhurave.
Kemi nevojë të bëjmë politika specifike që djali dhe vajza të mos shihen në aspektin gjinor, por si kapital human”, u shpreh Malaj.
Në Shqipëri burrat vijojnë të jenë dominantë në familje duke marrë vendime, menaxhuar dhe sjellë më shumë të ardhura. Sipas të dhënave të INSTAT, 75.7% e familjeve në Shqipëri kanë si person reference që merr vendime, një burrë, dhe vetëm ¼ kanë një grua. Konkretisht përqindja e personave të referencës burra është më e lartë krahasuar me gratë të cilat llogariten në 24.3 përqind.