Lajme

AA organizon konferencën mbi sfidat etike të IA në media

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency, e cila mban presidencën e radhës të Shoqatës së Agjencive Ballkanike të lajmeve dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE) për vitin 2024, ku ATSH është anëtare me të drejta të plota, zhvilloi të mërkurën konferencën mbi formësimin e marrëdhënieve midis inteligjencës artificiale (IA) dhe medias si edhe sfidën etike të IA me të.

Në fjalimin e tij presidenti dhe CEO i AA-së Serdar Karagoz, theksoi kompleksitetin etik të paraqitur nga inteligjenca artificiale në media duke i përshkruar mediat si “kujtesa kolektive e njerëzimit” dhe theksoi rolin transformues që luan IA në riformësimin e gazetarisë.

Ai vuri në dukje se IA nuk është vetëm një përparim teknologjik, por “një sfidë e thellë intelektuale”, duke i kërkuar industrisë të reflektojë nëse makinat mund të kuptojnë vërtet përvojën njerëzore dhe vlerat etike.

Karagoz gjithashtu theksoi algoritmin e prerjes së X (Twitter), i cili shfaqte paragjykime racore duke përzgjedhur në mënyrë disproporcionale fytyrat e bardha.

“Ky shembull na tregon se inteligjenca artificiale mund të mos përputhet gjithmonë me parimin e paanshmërisë”, tha Karagoz.

Duke diskutuar implikimet e AI në raportimin e konflikteve, Karagoz ngriti shqetësime për besueshmërinë e IA, duke përmendur konfliktin izraelito-Gaza.

Kiril Valchev, sekretari i përgjithshëm i ABNA-SE, tha se, ndërsa IA mund të përmirësojë operacionet mediatike, ajo nuk mund të zëvendësojë kreativitetin dhe emocionet njerëzore.

“Unë nuk mund ta imagjinoj një vend në botë ku IA do të zëvendësojë krijimin natyror të Zotit, njerëzit”, tha ai.

”Një organizatë si ABNA-ja nuk do të bëhet kurrë një kompjuter i madh në të cilin algoritmet do të marrin vendime për të ardhmen tonë të përbashkët, Ballkanit”, theksoi Valchev.

Konferenca shërbeu si një platformë thelbësore për bashkëpunimin ndërkombëtar për të adresuar sfidat etike dhe operacionale në kryqëzimin mes IA dhe medias.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

3 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

3 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

3 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

3 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

4 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

4 hours ago

This website uses cookies.