Abacia e Shën Sofisë në Mazrek të Shkodrës

Kur udhëton në lindje të Shkodrës, përmes një peizazhi mistik natyror dhe mes labirinthesh, të shfaqen para syve rrënojat e hershme të një manastiri. Ai është ndërtuar në qendrën e fshatit Mazrek dhe rrënojat gëzojnë një pamje panoramike mbi luginën e Drinit, ku përballë mund të dallohet edhe ishulli i Shurdhahut.

Sipas shkrimeve të Dom Gasper Gurakuqit, abacia i është kushtuar Shën Sofisë në Shat.

“Mes Dejës e Shatit të Mazrekut gjenden gërmadhat e një kishe të bukur, me kybe të lartë me një kapele relikesh (eshtnash) e me ndërtesa të mëdha”, kështu e përshkruan Dom Gurakuqi këtë manastir impresionues.

Rrënojat e Kishës së Shatit janë shpallur Monument Kulture, Kategoria l në vitin 1984.

Ekipi i mirëmbajtjes së DRTK Shkodër vijon punët e përditshme në funksion të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sinjalistikës së pasurive kulturore dhe ka përfunduar vendosjen e panelit informativ në dy gjuhë në këtë objekt si dhe pastrimin nga vegjetacioni të territorit përreth pasurisë kulturore.

Në burimet historike, nga fundi i shek. XII dhe në një dekret të senatit Venecian të vitit 1346, shkruhet “Giorgio Strazimiro Balsa cum sui pertinentiis et monastero Sati cum dohana Dagno” si zotërim i Balshajve.

Në vitin 1510 objekti u shënua për herë të parë si manastir i braktisur.

Abacia e Shen Sofise, Shkoder

1 nga 9

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

10 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

11 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

11 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

11 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

11 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

12 hours ago

This website uses cookies.