Categories: LajmePolitikëRajoni

Abazoviç i kërkon BE-së ta ringjallë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç , tha se, “ Bashkimi Evropian duhet të ringjallë procesin e zgjerimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Poloni, Abazoviç paralajmëroi se BE-ja duhet të mbajë derën e hapur për anëtarët e rinj mes shqetësimeve të sigurisë.

“Sot kemi një situatë kur Federata Ruse bën agresion ndaj Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë nesër në Ballkanin Perëndimor”, tha Abazoviç, raporton AP.

Gjashtë vende – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia – janë në faza të ndryshme të integrimit në bllok.

Abazoviçi tha se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum për të ndërtuar një koalicion më të fortë, në kuadër të mbrojtjes së vlerave parimore dhe universale, “mendoj se do të jemi në probleme shumë të mëdha në periudhën e ardhshme”.

“Mendoj se BE-ja duhet të ringjallë procesin e zgjerimit. Nëse BE-ja dëshiron të qëndrojë tërheqëse për anëtarët e rinj, nëse do të mbetet tërheqëse… mendoj se BE-ja duhet të marrë atë vendim për ta bërë procesin e zgjerimit të gjallë përsëri”, deklaroi kryeministri malazez.

Ai tha se BE-ja duhet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjitha vendet e tjera evropiane, përfshirë Ukrainën, të cilat, tha ai, duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe në këtë kuptim të ofrojnë më shumë siguri.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, do të japim mundësinë për ndikimin e Rusisë, për ndikimin e Kinës, ndoshta për ndikimin e palëve të treta.. dhe në fund të ditës kjo do të jetë çështja jo vetëm e sigurisë së vendeve që në këtë moment kanë statusin e kandidatit dhe nuk janë në BE, por do të jetë problem i madh për vendet që janë brenda familjes së madhe evropiane”, theksoi Abazoviçi

Në vitin 2013, Kroacia, gjithashtu një vend i Ballkanit Perëndimor, u bë anëtari më i ri i BE-së. Që atëherë, përparimi ka ngecur.

Serbia dhe Mali i Zi ishin vendet e para të Ballkanit Perëndimor që nisën negociatat e anëtarësimit, të ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia vitin e kaluar. Bosnja dhe Kosova kanë filluar vetëm hapin e parë të procesit të integrimit.

Lufta në Ukrainë e ka vendosur integrimin e Ballkanit Perëndimor lart në agjendën e bllokut ndërsa BE-ja punon për të rigjallëruar procesin e saj të zgjerimit. Ukraina gjithashtu po kërkon të bashkohet me bllokun.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

7 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

7 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

7 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.