Abissnet Supeiore në RTSH/ Vllaznia “fluturon” në Durrës, Balaj gjithnjë e më shumë goleador

Vllaznia “fluturon” në Durrës

Vllaznia mori një fitore me shumë vlera në transfertë përballë Teutës, në takimin e transmetuar në RTSH Sport. Dueli i vlefshëm për javën e 23-të Superiores u dominua nga miqtë, të cilët gjetën avantazhin që në minutën e dytë me Malën.

Për të konsoliduar poziztat e ekipit shkodran në fushë mendoi Balaj, i cili shënoi golin e 14-të sezonal dhe të dytin për këtë takim.

Në fraksionin e dytë nuk ndryshoi skenari me Vllazninë që goditi përsëri në minutat e para me Dodën, i cili mposhti portierin vendas me një goditje mjaft të bukur ngë hyrja e zonës. Në të 60’ Teuta u mundua që të ndryshonte fatet e lojës, por goli i shënuar nga Beshiraj ishte sa për statistika.

Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e dytë me 40 pikë, por Dinamo dhe Partizani me nga 38 të tilla, kanë nga 1 ndeshje më pak. Ndërsa Teuta me 23 pikë mbetet në vendin e 8-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.