“Abissnet Superiore” në RTSH: Java e 10-të luhet të premten dhe të shtunën
Faza e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” nis të premten. Dy prej takimeve të javës së 10-të do të luhen nesër. Në orën 14:00 Bylis përballet me Teutën, ndërsa Egnatia pret në shtëpi Dinamo City.
Pas pesë humbjeve radhazi në kampionat Bylis do të tentojë të rikthehet te suksesi në shtëpi, ndërsa Teuta kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Në stadiumin “Egnatia Arena” do të luhet një nga ndeshjet më interesante të javës mes Egnatias dhe Dinamo City-t. Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës nga të dyja skuadrat.
Të shtunën do të zhvillohen edhe tre sfidat e tjera të javës. Në orën 17:00 AF Elbasani luan me Skënderbeun në shtëpi, ndërsa Tirana do të përballet me Laçin në Korçë.
Pas dy barazimeve radhazi në kampionat AF Elbasani synon rikthimin te fitorja, ndërsa Skënderbeu kërkon triumfin e radhës pas fitores me Bylisin.
Takimi Tirana – Laçi do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”. Të dyja ekipet kërkojnë maksimumin nga kjo sfidë.
Java e 10-të e “Abissnet Superiore” mbyllet me takimin Vllaznia – Partizani në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 19:30. Të kuqtë kryesojnë renditjen pas përfundimit të fazës së parë dhe do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv në Shkodër, ndërsa të zotët e shtëpisë do të kërkojnë të rikthehet te fitorja pas humbjes me Laçin.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Abissnet Superiore – Java 10
E premte, 25 tetor
Bylisi-Teuta 14:00
Egnatia-Dinamo City 14:00
E shtunë, 26 tetor
AF Elbasani-Skënderbeu 17:00
Tirana-Laçi 17:00
Vllaznia-Partizani 19:30