Lajme

Abissnet Superiore në RTSH, java e 17-të luhet të dielën dhe të hënën

Nuk ka kohë për pushim për skuadrat e Abissnet Superiore, që pasi mbyllën javën e 16-të të kampionatit bëhen gati për të zbritur në fushë për të zhvilluar ndeshjet e radhës.

Java e 17-të e Abissnet Superiore do të luhet e ndarë në dy ditë: të dielën dhe të hënën. Të gjitha takimet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun, ndërsa Dinamo do të udhëtojë drejt Laçit për tu përballur me skuadrën kurbinase. Të dyja këto ndeshje do të luhen në orën 13:30. E diela do të mbyllet me sfidën Elbasani-Vllaznia, që do të luhet në orën 16:30.

Të hënën do të luhen 2 ndeshjet e fundit të javës së 17-të. Partizani udhëton drejt Ballshit për tu ndeshur me Bylisin në orën 13:30. Ndërsa në mbrëmje në orën 17:00 do të luhet ndeshja Tirana-Teuta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Zalgiris eliminon Partizanin e Beogradit

Zalgiris ka mundur Partizanin e Beogradit 70-66 duke i shkaktuar eliminimin nga faza më tej…

23 minutes ago

Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s, ja vendimet që u morën

Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mblodhi sot në Beograd Presidentët dhe Sekretarët e…

26 minutes ago

Ambasadori i BE-së, Gonzato: Procesi i anëtarësimit s’ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit, por edhe me qasje që çojnë në ndryshime shoqërore

Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor,…

29 minutes ago

Rekord i ri, 40 mijë tifozë në ndeshjen e UEFA Youth League

Tifozët e Trabzonsporit kanë vendosur një rekord të ri në UEFA Youth League. 40,368 tifozë…

16 hours ago

Sulmohen postat elektronike të disa prokurorëve, SPAK nis hetimin: Sistemi mbetet i pacenuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se më…

16 hours ago

Hap i rëndësishëm në sigurimin e dokumenteve të udhëtimit/ Shqipëria anëtarësohet në ICAO PKD

Shqipëria është bërë vendi i 99-të që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të…

16 hours ago

This website uses cookies.