“Abissnet Superiore” në RTSH: Java e pestë e kampionatit luhet të dielën dhe të hënën

Java e pestë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën. Kjo javë do të hapet me takimin Egnatia – Bylis, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.
Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet edhe një tjetër takim. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Vllazninë në orën 19:00.
Të hënën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së pestë. Laçi – Partizani është sfida e parë e ditës, që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Dy takimet e fundit të javës së pestë do të luhen në orën 19:00.
Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” AF Elbasanin, ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Dinamo City – Skënderbeu.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
