Abissnet Superiore në RTSH: Kampionati rikthehet të hënën, spikat klasikja Tirana-Vllaznia

Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e RTSH-së. Java e 29-të e kampionatit do të luhet të hënën dhe të martën, spikat klasikja e futbollit shqiptar, përballja Tirana-Vllaznia.
Të hënën java e 29-të do të nisë me dy ndeshjet e para që do të luhen në orën 17. Skënderbeu-Partizani dhe Dinamo –Bylis janë dy sfidat që do të vijnë për teleshikuesin ashtu si zakonisht në ekranin e RTSH-së.
Të martën do të luhen edhe tre ndeshjet e tjera të kësaj jave, Laçi-Egnatia që do të nisë në orën 13.30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Në po të njëjtin kanal do të transmetohet në orën 16.30 edhe klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia. Ndërsa në RTSH 2, në të njëjtën orë do të vijë për teleshikuesit sfida mes Teutës dhe Elbasanit.