Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e RTSH-së. Java e 29-të e kampionatit do të luhet të hënën dhe të martën, spikat klasikja e futbollit shqiptar, përballja Tirana-Vllaznia.
Të hënën java e 29-të do të nisë me dy ndeshjet e para që do të luhen në orën 17. Skënderbeu-Partizani dhe Dinamo –Bylis janë dy sfidat që do të vijnë për teleshikuesin ashtu si zakonisht në ekranin e RTSH-së.
Të martën do të luhen edhe tre ndeshjet e tjera të kësaj jave, Laçi-Egnatia që do të nisë në orën 13.30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Në po të njëjtin kanal do të transmetohet në orën 16.30 edhe klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia. Ndërsa në RTSH 2, në të njëjtën orë do të vijë për teleshikuesit sfida mes Teutës dhe Elbasanit.
Kandidati për deputet i PD-së, Ted Kopliku, ishte pjesë e forumit publik në Shkodër, ku…
Takimet me banorët e Shkodrës nga kandidatët e PS vijojnë në një tjetër zonë të…
Çmimet e larta po e varfërojnë çdo ditë shportën e familjeve shkodrane dhe atyre shqiptare.…
Emisioni “Histori Sportive”, transmetuar mbrëmjen e së premtes në ekranin e RTSH Shkodra, kishte për…
Besimtarë të shumtë i janë drejtuar katedrales në Shkodër për të bekuar shportën e ushqimeve…
Rreth orës 10:50, në lagjen "3 Heronjtë" automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe,…
This website uses cookies.