Abissnet Superiore në RTSH: Luhet akti i fundit i vitit 2024, kalendari ofron përballje interesante

Skuadrat e Superiores do të zbresin në fushë për herë të fundit për vitin 2024. Java e 19-të e kampionatit, e fundit për këtë vit kalendarik, do të luhet e ndarë në tre ditë: të premten, të shtunën dhe të dielën.
Abissnet Superiore në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar do të startojë të premten në orën 16:30 me sfidën Skënderbeu-Elbasani dhe do të kulmojë në mbrëmje në orën 19:00 me supersfidën Partizani-Vllaznia.
Të shtunë do të luhen dy takime të tjera të javës së 19-të. Tiranë e pret një transfertë e vështirë në Laç përballë skuadrës vendase. Kjo sfidë do të luhet në orën 13:30. Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:30, aty ku kryesuesit e Dinamos do të përballen me Egnatian.
Java e 19-të e kampionatit Abissnet Superiore do të mbyllet të dielën në orën 16:30 me takimin Teuta-Bylis.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.