Abissnet Superiore, starton faza e dytë

superiore

superiore

Fundjava jep startin e fazës së dytë për Abissnet Superiore. Gjithçka është e shpërndarë të premten e të shtunën kjo për t’i dhënë kohë skuadrave për të luajtur më pas në mesjavë javën e njëmbëdhjetë dhe në fundjavën e ardhshme të dymbëdhjetën në një ngjeshje kalendari të madhe. Kështu të premten do ta ngrejë siparin Kukësi – Vllaznia për të vijuar më pas me Erzeni – Laçi, që në ora 17:00 do të zhvillohet në Arenën e Demave. Derbi Tirana – Dinamo do të luhet të shtunën në ora 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në ora 17:00, Skënderbeu – Egnatia dhe Teuta – Partizani mbyllin javën e parë të fazës së dytë. Në përfundim të fazës së parë, teksa po shihni dhe kalendarin e javës së dhjetë, njëkohësisht dhe renditjen, vendin e parë e mban Egnatia me 19 pikë e ndjekur nga Partizani me 17 pikë, që në fakt ka një ndeshje më pak.

Java 10

E premte, 27 tetor 2023

Kukësi – Vllaznia                     ora 14:00

Erzeni – Laçi                            ora 17:00

E shtunë, 28 tetor 2023

Tirana – Dinamo                      ora 14:00

Skënderbeu – Egnatia              ora 17:00

Teuta – Partizani                      ora 17:00

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.