Vllaznia ka marrë një fitore të madhe në Durrës ku ka mundur 2-1 vendasit e Teutës. Të dy ekipet vinin në këtë takim pas fitoreve të rëndësishme, me durrsakët të cilët mundën Skënderbeun, ndërsa shkodranët mposhtën kampionët në fuqi të Egnatias.
Sa i përket duelit të sotëm ndeshjen e nisi më mirë Vllaznia, e cila gjeti golin e avantazhit në pjesën e parë me anë të Esat Malës, i cili finalizoi një aksion të bukur.
Në pjesën e dytë Teuta u fut në fushë e vendosur për të ndryshuar diçka dhe Edi Martini me zëvendësimet e bëra arriti që të ndryshonte ekipin e tij. Goli i barazimit erdhi pikërisht nga njëri prej lojtarëve të aktivizuar në fillimin e fraksionit të dytë. Saleh Nasr shënoi një gol të bukur në të 57’ ndërsa vetëm pak çaste më vonë kishte një tjetër shans të artë për të ndëshkuar Kristi Qarrin, i cili në të 65’ u ndihmua nga shtylla.
Fundi i ndeshjes ishte për të dy skuadrat, të cilat nuk u kursyen dhe tentuan që të gjenin golin e fitores. Fati u buzëqeshi shkodranëve, të cilët pasi morëm një goditje nga këndi pa shumë mund arritën që të ndëshkonin me Balajn ekipin vendas në minutën e pestë dhe të fundit të shtesës.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.