Lajme

Abissnet Superiore / Vllaznia-Dinamo në RTSH Shkodra, 5 ndeshje në të njëjtin orar në RTSH, kanalet ku transmetohen

Kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit Abissnet Superiore dhe lufta në të gjitha frontet është më e hapur se kurrë. Egnatia dhe Dinamo janë dy skuadrat që kanë siguruar një vend në Final 4, ndërsa Vllaznia, Partizani dhe Elbasani garojnë për 2 vendet e mbetura.

Më e bukur se kurrë është lufta për mbijetesë me 5 skuadra, që mundohen të qëndrojnë në elitën e futbollit shqiptar edhe sezonin e ardhshëm. 3 pikë ndajnë Skënderbeun e vendit të 6-të me Laçin e vendit të fundit.

Java e 34-t, e cila do të luhet e gjitha të shtunën në të njëjtin orar  (15:30) rezervon disa përballje direkte, që mund të rezultojnë vendimtare në garën për shpëtim. Në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar do të keni mundësinë t’i ndiqni të 5-ta këto takime.

Përballjen direkte Skënderbeu-Tirana mund ta ndiqni në RTSH Sport, sfidën Partizani-Egnatia në RTSH 2, ndërsa takimin Elbasani-Bylis në RTSH 3. Përballja Vllaznia-Dinamo do të transmetohet në RTSH Shkodra, ndërsa sfida Teuta-Laçi në RTSH Plus.

Blerti Delija

Recent Posts

Superkompiuteri i jep 4% shpresë Realit për tu kualifikuar, Arsenal, Barcelona dhe Inter pretendentet për të fituar kompeticionin

Nëntëdhjetë minutat e para të dy çerekfinaleve të para të Champions-it kanë ndryshuar shumë parashikimet…

16 minutes ago

Europiani U-17/ Përcaktohet kalendari i ndeshjeve në grupe, Shqipëria debuton me Portugalinë në “Arenën Kombëtare”

Është përcaktuar kalendari i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të zhvillohet në vendin…

18 minutes ago

Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…

5 hours ago

Interi triumfon në “Allianz Arena”

Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

5 hours ago

Rice dhuron spektakël, Arsenali “gjunjëzon” Realin

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…

5 hours ago

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…

5 hours ago