Abissnet Superiore, Vllaznia siguron një vend në “Final 4”

Pas përfundimit të javës së 34-t të kampionatit Abissnet Superiore, ka ardhur zyrtarisht edhe një tjetër verdikt, në lidhje me garën për një vend në “Final 4”.
Falë fitores përballë Dinamos, Vllaznia siguron matematikisht një vend në katërshen e parë. Shkodranët kanë aktualisht 55 pikë, 6 më shumë se Elbasani dhe 5 më shumë se Partizani. Të dyja këto skuadra do të luajnë me njëra-tjetrën në javën e fundit të kampionatit, prandaj është e pamundur që njëra prej tyre të kalojë Vllazninë kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi i sezonit të rregullt.
Pas Egnatias dhe Dinamos, Vllaznia është skuadra e tretë që siguron një vend në “Final 4”.