Nga 1 janari i 2025-ës, pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë falas me autobusë. Abonimet do të financohen plotësisht nga Bashkia e Tiranës dhe do të jenë të disponueshme për pensionistët mbi 60 vjeç për gratë dhe mbi 65 vjeç për burrat. Numri i pensionistëve brenda territorit të Bashkisë së Tiranës është rreth 178 mijë.
Për të dhënë më shumë detaje mbi mënyrën se si do të implementohet kjo nismë e re, i ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka qenë kryetari i Shoqatës së Transportit Qytetas, Kostandin Foni.
Ky i fundit bëri me dije se pensionistët duhet të pajisen me kartën e pensionistit dhe më pas në pikat e caktuara nga Bashkia, do të tërheqin abonenë e përgjithshme falas. Po ashtu, shtoi Foni, do të ketë sistem për të parë se sa do jetë frekuentimi nga pensionistët dhe përdorimi i transportit publik.
“Operatorët e mirëpresin dhe mbështesin këtë nisëm që propozon kryetari i Bashkisë. Por çdo nisëm ka një faturë financiare nga mbrapa të cilën dikush duhet të paguajë. Në këtë rast bashkia ka nxjerrë një vlerë të caktuar 1600 lekë të reja për një muaj për çdo pensionistë që do pajiset me abone dhe mund të udhëtojnë në të gjitha linjat e bashkisë Tiranë.
Formula e re ka ndryshuar subvencionin e operatorëve. Sa e përdorin më pas mbetet për t’u parë. Pensionistët duhet të pajisen me kartën e pensionistit dhe më pas në pikat e caktuara për t’u pajisur me abone falas. Aty do ketë sistem se sa do jetë frekuentimi nga pensionistët dhe përdorimi i transportit publik”, u shpreh Foni.
Ky i fundit deklaroi se kjo situatë lë vend për abuzim, kjo pasi abonoja e përgjithshme për pensionistët mund të përdoret dhe nga familjarë të tjerë apo shoqëri.
“Kjo situatë lë vend për abuzim. Kur u mor nisma për abonenë e studentit, para se të jepej abonoja falas, numri tërheqjes së aboneve ishte rreth 3500 studentë. Në momentin që u dha falas, u 6-fishua tërheqja e aboneve. Më pas kemi parë gjatë kontrollit të përditshëm, abuzim në masë.
Nuk duhet ta përdorin familjarë, apo shokë të studentëve.
Bashkia do bëjë njoftimet përkatëse se ku duhet të drejtohen pensionistët për t’u pajisur me kartën e implementuar në një lloj sistemi që pensionistët do pajisen me abonenë e përgjithshme në pikat e miratuara nga bashkia. Aty do jetë transparent numri i pensionistëve që frekuentojnë transportin publik, por nuk dimë sa do jetë abuzimi me përdorimin e abonesë së përgjithshme në transportin publik. Ajo do shihet në pjesën e rënies së biletave të përditshme”, përfundoi ai.
ot është Dita Botërore e Televizionit, e shpallur si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme…
Dokumentet sekrete zbuluan se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën se si mund…
Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që përfshiu vendin…
Në Javën Botërore të Ndërgjegjësimit për Përdorimin Racional të Antibiotikëve dhe Antimikrobikëve, ministrja e Shëndetësisë…
Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit…
Imazhet e reja të diellit të kapura nga misioni Solar Orbiter paraqesin pamjet me rezolucion…
This website uses cookies.