Categories: LajmeEkonomi

Abuzim me çmimet/ Rënia e dollarit dhe tatëpjeta e çmimeve të bursës së Mesdheut nuk sjell naftë të lirë

Nuk lëviz çmimi i fiksuar i shitjes me pakicë të naftë dhe benzinës në vend, pavarësisht se tregu ndërkombëtar dhe ai i Mesdheut, ku kuotohet nafta shqiptare, ndryshon në rënie për gjatë gjithë muajit.

As edhe kursi i këmbimit të monedhës amerikane, me të cilën blihet nafta në treg, që shënon dita ditës tatëpjetën e këmbimit, nuk duket të reflektohet në shitjen e karburnateve.

Tregtarë vijojnë të përfitojnë  në kurriz të konsumatorëve dhe nuk duket se do t’i pengojë kush.

Televizioni Publik ka ndjekur në vijimësi ecurinë e çmimeve  të naftës për të parë dinamikën e çmimeve. Pas datës 7 Qershor 2023, kur përfundoi funksioni i Bordit të Transparencës së Karburanteve, çmimi me pakicë ka lëvizur vetëm në rritje. Kjo rritje çmimi nuk justifikohet nga asnjë prej treguesve të bursës, as nga Çmimi Platz i Mesdheut, as nga vlera e dollarit amerikan.

Ky është grafiku i ndryshimit të vlerës së monedhës amerikane në tregun shqiptar, nga dita e përfundimit të monitorimit nga Bordi i Naftës deri ditën e sotme. Asnjë nga luhatjet në treg nuk është pasqyruar në çmim.

Grafiku në vijim tregon luhatjen e çmimit të naftës së papërpunuar në Bursën e Londrës, që orienton edhe Platz e Mesdheut.

Ka një rënie prej më shumë se 10 USD për fuçi për çdo kontratë paraprake. Edhe kjo nuk reflektohet, në ndërkohë që në shumicën e rasteve, sapo shfaqet rritje në Londër, në Shqipëri ndryshojnë tabelat e çmimeve në pompë.

Tabela e tretë tregon kursin e Bankës së Shqipërisë për një muaj. Shikoni gremisjen e dollarit që nuk pasqyrohet askund në çmimin e naftës. Tregtarët e shumicës e blejnë lirë tashmë naftën në Bursën Platz të Mesdheut dhe nuk e reflektojnë këtë në tabelat e pakicës. Nuk ka ndryshuar ndërkohë asnjë nga taksat e tatimet dhe as akciza që duhet të ndryshojë në 1 janar 2024. Ky është tregu i naftës në Shqipëri, që pasqyron gjithnjë rritjen e çmimeve në Bursë, por asnjëherë rënien e tyre.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama tur takimesh në Shkodër – Shefi i qeverisë takime me biznesin, gratë,  vajzat dhe të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, ka nisur këtë të premtë një tur takimesh në Qarkun e Shkodrës.…

2 days ago

Kopliku: Do jem zëri juaj në Kuvend / Kandidati i PD- ASHM takime me banorët e rrugës “Isuf Sokoli”

Pensionet qesharake, kosto të larta për kujdesin shendetëesor, çështjet e pronësisë si dhe presionet në…

2 days ago

Turi elektoral i PS Shkodër – Kandidati Shkelqim Sterkaj takim me banorët e Koplikut të Sipërm

Koplik i sipërm u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe.…

2 days ago

Tre të aksidentuar në tunelin e Kalimashit, një nga makinat e përfshira mirëmbante rrugën

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur rreth orës 10:15 në…

2 days ago

PD- ASHM takim me biznesmenë / Oratorët nënvizuan se programi përfshin një sërë masash për sipërmarrjen

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i shoqëruar nga drejtuesi politik, Luçiano Boçi…

2 days ago

Zgjedhjet e 11 majit- Në KQZ kanë mbërritur mbi 22 mijë zarfe me votat e diaporës

Për herë të parë në historinë e vendit, emigrantët po votojnë nga vendi ku jetojnë…

2 days ago