Abuzim seksual dhe trafikim të fëmijëve, merr fund arratia e pastorit filipinas
Një pastor filipinas i kërkuar në Filipine dhe SHBA për abuzim seksual dhe trafikim të fëmijëve më në fund është vendosur në pranga, duke i dhënë fund një përplasjeje dy-javore midis oficerëve të policisë dhe ndjekësve të tij.
Policia është përpjekur të arrestojë Apollo Quiboloy i cili pretendon se është “i biri dhe i dërguari i Zotit”.
Midis mijëra ndjekësve të tij dhe oficerëve të policisë pati përleshje të dhunshme ku një anëtar të kishës vdiq si pasojë e një ataku në zemër gjatë bastisjes.
Quiboloy pretendon se ka shtatë milionë ndjekës, ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.
Në vitin 2021, Departamenti Amerikan i Drejtësisë e akuzoi Quiboloy për trafik seksual të fëmijëve, mashtrim, detyrim dhe kontrabandë parash.
FBI tha se ai trafikonte vajza dhe gra nga Filipinet në SHBA, ndërsa kërkonte që asistentet e tij femra, të cilat quhen “baritore”, të bënin seks me të.
Por ndërsa e gjithë kjo po ndodhte, Quiboloy po shndërrohej në një figurë kombëtare nën presidentin e atëhershëm Rodrigo Duterte, duke shërbyer më parë si këshilltar shpirtëror i ish-udhëheqësit.
Megjithatë, fati i tij ndryshoi kur Duterte dha dorëheqjen në qershor 2022. Autoritetet filipinase e akuzuan atë për abuzim me fëmijë, abuzim seksual dhe trafikim njerëzor. Ndaj tij u lëshua një urdhër arresti.
Për dy javë, mijëra policë u përfshinë në një përplasje me ndjekësit e z. Quiboloy, ndërsa ata bastisën kompleksin e tij KOJC prej 30 hektarësh në Davao.
Sipas tyre, Quiboloy ishte fshehur në një bunker nëntokësor. Quiboloy dhe katër të tjerë u arrestuan dhe u dërguan në selinë e policisë kombëtare në kryeqytetin Manila, ku aktualisht janë të ndaluar.