Abuzimet me fondet e SASPAC, GJKKO shtyn për nesër masat e sigurisë për Beqajn dhe 5 të pandehur

GJKKO ka shtyrë për ditën e nesërme (6 korrik) masat e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn, Ermal Kortulajn, Alfred Nikollën, Bledar Lekajn e Bjona Zijajn dhe Elton Marinin.

Seanca do të zhvillohet të shtunën në orën 12:30, pas kërkesave të avokatëve mbrojtjës të cilët kërkuan kohë të njiheshin me aktet e akuzave ndaj klientëve të tyre.

Beqaj u arrestua një ditë më parë, pasi akuzohet për prokurime fiktive në të paktën 8 raste në kohën kur ky ka qenë drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Me një deklaratë zyrtare të lëshuar ditën e djeshme (4 korrik), SPAK bëri me dije se Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE ku këto prokurime fiktive nuk kanë kaluar përmes një procedure të rregullt ligjore. Lidhur me abuzimet, SPAK nënvizoi se Beqaj i ka kryer në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, gjithashtu i arrestuar, i cili në atë periudhë drejtonte projektin EUSAIR pjesë e SASPAC përgjatë viteve 2022-2023.

Sipas SPAK, faturat dhe procedurat fiktive bëheshin që paratë të përfundonin në xhepat e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajt , duke sqaruar dhe se si veprohej nga ana e tyre. SPAK thotë se Beqaj dhe Kurtulaj i kanë kryer vetë këto shërbime si blerës direk duke përfituar të ardhurat në mënyrë të paligjshme.

SPAK sqaroi se shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti, që edhe pse nuk figuronin në emër të Beqajt dhe Kurtulaj, ata ishin përfituesit fundor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.