Abuzimet me fondet e SASPAC- Kërkoi arrest shtëpie, shtyhet seanca për Beqajn e 6 të dyshuarit e tjerë
Shtyhet vendimi për masën e sigurimit për Ilir Beqajn dhe 6 te dyshuarit e tjerë, më datë 7 gusht në orën 13:00.
Gjatë seancës, ish ministri Beqaj ka kërkuar masë sigurimi arrest shtëpie ose garanci pasurore 5 milion lëkë të reja.
Ish ministri Ilir Beqja është aktualisht i arrestuar për hetimet që po kryhen për akuzimet me tenderat kur ai drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Beqaj u ndalua më 4 korrik me akuzën për prokurime fiktive në të paktën 8 raste në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i SASPAC-it.
Sipas SPAK prokurimet fiktive nuk kalonin përmes procedurave të rregullta ligjore. Abuzimet dyshohet se bëheshin mes Ilir Beqajt në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, gjithashtu i arrestuar, i cili në atë periudhë drejtonte projektin EUSAIR, pjesë e SASPAC përgjatë viteve 2022–2023.