Abuzimi dhe dhunimi i kafshëve/Të drejtat e kafshëve janë një çështje po aq e rëndësishme sa të drejtat e njeriut
Të shumta janë rastet e njerëzve që kujdesen për kafshët por jo të pakta janë edhe ato të dhunës dhe abuzimit ndaj këtyre krijesave të pambrojtura duke u shfaqur në forma nga më të ndryshmet. Situata të tilla janë raportuar edhe në media dhe rrjete sociale në mënyrë të vazhdueshme. Ekziston një lidhje midis mizorisë ndaj kafshëve dhe sjelljes sociopatike. Kjo është diçka që prindërit dhe të rriturit e tjerë duhet ta marrin shumë seriozisht nëse shohin se po ndodh.
Psikologia Antonjeta Pero përpiqet të argumentojë shkaqet e kësaj sjellje të dhunshme.Por a jemi në thelb një shoqëri e dhunshme?Ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi përmes edukimit që në moshë të vogël shërben si një mundësi parandalimi për fenomene të tilla.Kafshët janë një mbështetje emocionale shumë e rëndësishme për njeriun. Në shumë studime të kryera kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë problemet e tyre të shëndetit mendor. Të drejtat e kafshëve janë një çështje po aq e rëndësishme sa të drejtat e njeriut, dhe çështjes së abuzimit me kafshët duhet t’i jepet rëndësia e duhur duke ndëshkuar njerëzit që abuzojnë me kafshët në të njëjtën mënyrë që ndëshkohen njerëzit që abuzojnë me njerëzit ose fëmijët.