Abuzimi me fondet e SASPAC, SPAK dërgon për gjykim Ilir Beqajn

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), gjatë kohës që drejtohet nga Beqja. Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Mbi këtë të fundit rëndojnë akuzat e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe mashtrimit.
Ish ministri Ilir Beqja është aktualisht i arrestuar për hetimet që po kryhen për akuzimet me tenderat kur ai drejtonte SASPAC. Beqaj u ndalua më 4 korrik me akuzën për prokurime fiktive në të paktën 8 raste në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i SASPAC-it.
Sipas SPAK prokurimet fiktive nuk kalonin përmes procedurave të rregullta ligjore. Abuzimet dyshohet se bëheshin mes Ilir Beqajt në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, gjithashtu i arrestuar, i cili në atë periudhë drejtonte projektin EUSAIR, pjesë e SASPAC përgjatë viteve 2022–2023.