Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet në lidhje me abuzimin me fondet e SASPAC dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 8 persona të tjerë, ndërsa akuza ngrihen edhe ndaj dy shoqërive tregtare.
Ndaj Beqajt rëndojnë 6 akuza, konkretisht: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë); “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim 8 herë; “Falsifikim i dokumentave” kryer në bashkëpunim 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda; ; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, e kryer 3 herë; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se ish-ministri Beqaj dhe personi tjetër i pandehur në lidhje me këtë çështje, Ermal Kurtulaj, kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin një sërë procedurash prokurimi fiktive. Sipas SPAK, Beqaj ka patur njohje të vjetra me Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012. Më pas, Kurtulaj është emëruar në vitin 2022 nga Beqaj si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC. Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme se ka urdhëruar Kurtulajn në kryerjen e disa procedurave prokurimi fiktive, pasi fituesit ishin dakordësuar dhe përcaktuar para se të kryheshin procedurat e prokurimit.
“Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni.
Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës”, shkruan SPAK.
Po ashtu, nga hetimet rezulton se edhe një pjesë e shërbimeve janë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime “por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material”. Sipas SPAK, është provuar në të paktën dy raste që Beqaj dhe Kurtulaj të kenë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare.
Deklarimi i rremë mbi pasurinë
Po ashtu, Beqaj akuzohet edhe për deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim. Sipas SPAK, ai ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare, ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës, si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti.
Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve:
14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve
Personat nën hetim dhe akuzat përkatëse:
Ilir Beqaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal kryer 8 herë; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143/3 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë, parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal e kryer 3 herë.
Ermal Kurtulaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, (8 herë); “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit të Procedurës Penale, kryer 9 herë; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, i parashikuar nga nenet 143/3 e 25 të Kodit Penal, (2 herë); “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim (3 herë), parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal.
Gazmend Haxhia – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrim me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Personi juridik shoqëria tregtare “Landëays International” sh.p.k – Akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal si dhe“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Alfred Nikolla – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 I Kodit Penal.
Elton Marini – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 I Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k – Akuzuar për veprave penale; “Mashtrim” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
Bjona Ziaj – E akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Bledar Leka – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Marinela Jazoj – E akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Mira Topçiu – E akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumentave” , e kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë (8 herë), parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Në më pak se një javë, jeta e Joana Sanz ka ndryshuar tërësisht. Gjithçka vjen…
Autizmi vijon të mbetet një nga diagnozat më të vështira për tu menaxhuar nga të…
Përmes dy raporteve të miratuara ditën e sotme nga Parlamenti Evropian, eurodeputetët i kërkojnë Bashkimit…
Ndërsa presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli një ditë më parë datën 15 prill si…
Arsimi, rritja e pagave për mësuesit, programet e reja për nxënësit, transformimi i infrastrukturës arsimore…
Mbi 3.7 milion shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën e votës në…
This website uses cookies.